Në krye të Prokurorisë së Sarandës është emëruar përkohësisht Lorenc Mërkuri i cili është prezantuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes anëtares Nuriha Seiti.
Mërkori ka zëvendësuar në këtë detyrë Sali Hasën i cili qëndroi vetëm pak muaj në këtë post pas Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Edison Ademit.
Lorenc Mërkuri do të qëndrojë përkohësisht në këtë post, dhe vjen pas largimit të Sali Hasës i cili ishte emëruar në 16 prill të këtij viti.
Mërkuri ka falenderuar anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e tij në këtë post duke e konsideruar një përgjegjësi të lartë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)