Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Durrësit, që me një trup të ri gjyqësor t’i jepte mandatin Valbona Sakos.
Ndryshe nga vendimi i disa ditëve më parë, ky i sotmi sipas Bashës tregon edhe njëherë tjetër kontrollin e plotë që ka Rama mbi drejtësinë.
Postimi i Bashës:
E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.
Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.
Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.
(E.K/Faxweb.al)