Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut. Mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm në mjetin e tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.