02:14 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau gruan me thikë në Spitallë, gjendet i mbytur Ardian Kuka

09:30 | 20/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Krimi në familje që tronditi Durrësin, viktimën e çoi në spital djali i mitur 10-vjeçar

Është gjetur i mbytur nga ana e Policisë 37-vjeçari Ardian Kuka, i cili gjatë ditës së djeshme qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Hazbie Kuka, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Ngjarja ndodhi në lagjen Spitallë të Durrësit, në prani të djalit 10-vjeçar të çiftit, i cili bëri të mundur dhe transportimin e nënës së tij drejt spitalit të Durrësit, edhe pse ajo nuk mundi që t’iu mbijetonte plagëve të marra.

37-vjeçari është gjetur sot në Sektorin Rinia, ndërsa pranë vendit ku u konstatua trupi, ka qenë dhe automjeti i tij, me të cilin u largua dje nga vendi ku qëlloi bashkëshorten e tij.

Sipas dëshmive të të afërmve, çifti ishte i qetë, dhe duket se shkak për këtë vrasje është bërë xhelozia e vazhdueshme që kishte Ardiani në drejtim të gruas së tij.

Pavarësisht se ajo kishte marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata, kjo nuk e ka penguar 37-vjeçarin ta masakrojë Hazbijen me thikë, në sy të fëmijës të mitur, që nga sot do të jetë pa të dy prindërit.

Njoftimi i policisë: 

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit  është  gjetur i mbytur autori i dyshuar  i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur  ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ardian kukahazbije kukavret veten
Pas

“Ky shtet ka mbaru fare”, Dash Shehi zbulon prapaskenat: Si u mor në telefon gjykatësi i Durrësit nga hyzmeqarët e Ramës

Para

Prapaskenat/ Zbulohet kush është politikani që shtyu Haradinajn drejt dorëheqjes, ç’do ndodhë me bisedimet me Serbinë

Para
“Unë nuk e kam zgjedhur këtë realitet”, Haradinaj përlotet gjatë deklarimit të dorëheqjes (FOTO)

Prapaskenat/ Zbulohet kush është politikani që shtyu Haradinajn drejt dorëheqjes, ç'do ndodhë me bisedimet me Serbinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.