Lajmi për vrasjen e Festim Latos, të vetëshpallurit President i Republikës së Çamërisë mori një përhapje të gjerë në mediat shqiptare, por historiani Arben Llalla ka hedhur dyshime të forta se ky mund të jetë një Fake News (lajm i rremë).
Llalla me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se i pari që e ka publikuar këtë lajm është Ali Aliu, i vetëshpallur edhe ky si Kryeministër i Republikës së Çamërisë, për të cilin shprehet historiani është “një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklaroi se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani”.
Llalla vijon më tej duke thënë se, nëse do të ishte e vërtetë vrasja e Latos në Hollandë, autoritetet atje nuk do të lajmëronin të afërmit por së pari ambasadën e Shqipërisë.
Statusi i plotë:
Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si FAKE NEËS? Sepse sipas familjarëve, Festimi ka 3-4 ditë që ska folur në telefon me familjen. Kjo gjë mund ti ndodhi çdo kujt që mos të flasë me familjen qoftë edhe një javë. Vëllai i tij Xhemil Lato deklarojë që policia e Hollandës e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk mund të ndodh sepse policia e Hollandës do të merrnin në telefon në fillim ambasadën e Shqipërisë dhe jo familjen direkt, janë disa procedura ligjore. Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativë nuk ka asnjë lajmë nga policia e Hollandës. Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklarojë se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani. Sot jetojmë me lajme të rreme sa edhe Inva Mulën e ndamë nga burri, ndërsa ajo jeton e lumtur në krahët e tij. Pak verifikues me lajme o gazetare lexues!
(F.GJ/FAXWEB.AL)