Vetëm dy ditë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës për shkak se është thirrur për t’u marrë në pyetje për herë të tretë në Hagë, Kreu i Shteti Ilir Meta ka mbërritur në Prishtinë.
Me anë të një psotimi në llogarinë e tij në facebook, Meta shprehet se është i lumtur që ka takuar Kryeministrin Haradinaj dhe se ndjehet krenar për karakterin e tij frymëzues.
“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!?????”, shkruan Meta
Në këtë vizitë Presidenti shoqërohet nga vajza e tij Bora, ndërkohë vetëm pak më herët, kryministri në detyrë Ramosh Haradinaj njoftoi takimin me Metën me të cilin tha se vlerësuan situatën në të cilën ndodhet Kosova.
(F.GJ/FAXWEB.AL)