Dy inspektorë tatimorë janë konfliktuar me pronarin e një lokali mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘21 dhjetori’ në kryeqytet, ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat të tre personat, si dy inspektorët edhe pronarin e lokalit.
Mësohet se shkak i përplasjes është bërë gjoba e vendosur nga inspektorët ndaj lokalit para një muaji.
Burimet bëjnë me dije se pronari i lokalit po bëhej gati ta hapte biznesin pa paguar detyrimet.