Aktorja turke shumë e dashur për publikun dhe shumë e njohur nga roli i Maralit, Hazal Kaya është në pritje të ëmbël. Lajmin e zbuluan mediat turke dhe më pas vetë aktorja e pranoi se po pret të bëhet nënë për herë të parë.
Hazal Kaya është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe së fundmi ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur duke pozuar me një mikeshë.
Në shkurt të këtij viti aktorja u martua me producentin e njohur Ali Atay me të cilin ka diferencë moshe prej 14 vitesh. Ali Atay është 42 vjeç ndërsa Hazal Kaya 28 vjeç.