I ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Natë me Xhaxhiun” ka qenë regjisori dhe njëkohësisht drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo. Regjisori Londo ka folur për shfaqet e luajtura në këtë teatër plotë 480 shfaqe të cilat tregojnë një rritje të personave të cilët e pëlqejnë tetarin, por edhe vlerat që mbart ky teatër dhe këto shfaqe në vetvete.
Sipas Londos, ajo çka e bënë këtë teatër ndryshe nga të tjerët dhe që e lë ende konkurent në treg, pavarësisht buxhetit të ulët është elasticiteti dhe risitë që ai sjell herë pas here me veprat e tij.
Ndërsa nuk e mohon se një 10% i veprave që luhen janë fasadë regjisori Londo tregon se pjesa tjetër e këtyre veprave vlen të ndiqet. Londo tregon një lloj krenarie me numrin e lartë të spektatorëve dhe shfaqeve të vëna në skenë, pavarësisht problematikave.
“Të 6-ta sallat e Teatrit Eksperimental kanë një strukturë, një formë të ndryshme nga ato klasike, gjë e cila tregonë një tendencë për ndryshim. Ato skarcitetet midis numrit të madh të shfaqeve nuk na bëjnë ne të ulim kokën si teatër përkundrazi na ndihmojnë të shohim para për t’i përmirësuar, të vazhdojmë më tej.
Teatri Kombëtar Eksperimental është një teatër me gravitet, i cili i ngjanë një radio me figurë.
Ky teatër është një teatër ku organizmi teatror nuk ka ritmin e kohës, nuk qëndron, nuk ka sjellë risi dhe në këtë mënyrë ka krijuar një llpoj graviteti i cili po e dëmton jashtë mase.
Në Shqipëri ekzistojnë rreth 12 teatro zyrtar, mes të cilëve 4 janë kombëtar ku bëjmë pjesë edhe në dhe 8 janë teatro bashkishë. Po t’i shohësh këto teatro po shkojnë drejtë atrofizimit, drejtë plakjes, drejtë momenteve të tyre të para të krijimit. Pra mungon dëshira për ndryshim.
Këtë ka në thelb edhe vetë Teatri Eksperimental, një rrugë për ndryshim. Shfaqet tona kanë shoë, kanë fasadë por kjo nuk e kalon 10%, ndërsa pjesa tjetër është vlerë.
Sallat e teatrit kanë emrat e vetë të cilat nuk janë rastësi, s’janë emra rastësor dhe natyrishtë cënimi i çdo salle mua më dhemb, nuk do të doja që një gjë e tillë të ndodhte. Megjithatë të jesh i sigurt që Teatri Eksperimental do të vazhdojë të gjallërojë dhe të gjej energjinë kudo që do ta hedhin. Ky mund të jetë një lloj egoizmi gati gati naiv, por së bashku me mua pëqr teatrin punon një staf shumë i mirë. Vlerat e këtij teatri janë së bashku me aktorët dhe spektatorin që na ndjek.
Nëse shohim dy shfaqet e fundit, në Evropë nuk gjen teatro në mes të korrikut, ndërsa këtu këto dy shfaqe ishin tepër të pëlqyera nga shikuesët. Pra spektatori ka filluar të kthehet në teatër. Spektatori i Jul Çezarit ishte një spectator i veçantë, ka një rikthim të tij dhe unë jam krenar për këtë gjë.
Në 480 shfaqe rreth 200 prej tyre janë shfaqe për fëmijë. Kjo për t’i edukuar fëmijët me frymën e teatrit. Jam krenar për njerëzit që punojnë në atë teatër sepse 70.000 spektator nuk janë pak, është rreth 10% e popullsisë së kryeqytetit, pra kjo është shifër krenarie.”
I pyetur se nga vjen gjithë ky diskriminim shtetëror, ku një teatër detyrohet të zhvillojë rreth 60% të shfaqeve me 3% të buxhetit shtetëror, Londo shprehet se: “Nuk besoj se na kanë inat, por ajo çka është e rëndësishme është se shteti nuk po e merr seriozisht teatrin. Kjo sepse financat publike janë të administruara keq. Të marrësh 3% dhe të bëshë më shumë se gjithë 11 tetatrot e tjera bashkë tregon se teatrot e tjera janë të pakura. Unë do doja që të vlerësoja çdo artist dhe çdo arritje, dhe më duhet ta them që këto nuk janë vetëm brenda përbrenda Teatrit Eksperimental. Ka një tentativë të mirë për tu rritur opera gjë e cila duhet vlerësuar.”
Mirëpo, a ka frikë politika nga teatri? Një pyetje të tillë me shumë mprehtësi regjizori i njohur i përgjigjet se: “Po, politika na ka shumë frikë. Na ka aq frikë saqë na ka vjedhur fjalën, dhe aj çka duhet të na bëjë është që përpara se të na jap paratë të na kthej fjalën. Unë e prisja një reagim të kryeministrit, që t’i ftonte të gjithë qytetarët të dilnin në shesh. Ne me të vërtet marrim shumë pakë lekë të cilat na shkaktojnë shumë problem, mirëpo gjërat nuk fillojnë nga buxhetet por nga ëndrrat. Megjithatë unë mendojë se Ministria e Kulturës duhet t’i jap Teatrit Eksperimental një status të ri, dhe kjo jo për egoizmin tim por për misionin e madh që ka teatri.
Flitet shumë për Reformën në Drejtësi, është folur së tepërmi ditën e sotme, por me lejoni rt’ju them që nuk do të ketë Reformë në Drejtësi pa të bukurën. E drejta shkon shumë me të bukurën. Politika le të japi fonde sa të dojë, nuk e krijonë dot një Cezar.”
I pyetur në lidhje me “armiqësinë” që ka Teatri Eksperimental në lidhje me veprat shqiptare ku në 480 prej tyre vetëm 2 janë shqip, Londo thotë se: “Një gjë e tillë është e pajustifikueshme dhe se duhet bërë më shumë për teatrin, duhet më shumë punë për prurjen edhe të veprave shqip.”
Sipas drejtorit të Teatrit Eksperimental vetë ky teatër është një shkollë më vete me artistë të cilët kanë krijuar një emër të tyren tashmë. Këta artistë, shprehet ai, kanë ritmin e kohës dhe do të rrinë shumë mirë në krahë të gjigandëve të skenës.