Një 65-vjeçar nga Siberia ka bërë ‘namin’ vetëm që stjuardesa që ai kishte qef të mos largohej nga vendi.
Sipas raportimit të mediave, ai mori në telefon agjencinë dhe njoftoi se në avion ndodhej një bombë.
Burri i paidentifikuar rrëfeu para policisë se e ishte ai qe e kishte krijuar gjithë skenën, që shkaktoi evakuimin e pasagjerëve, përpara se avioni të ngrihej për fluturim nga Beogradi për në Frankfurt.
Ministria e mbrojtjes së Serbisë, në një deklaratë njoftoi:
”Këtë mëngjes në orën 5 një person i panjohur mori në telefon dhe raportoi për një bombë të vendosur në aeroplanin që shkonte në Frankfurt.”
Si duket, ai e bëri të gjithë skenën vetëm që një nga stjuardesat të mos largohej nga vendi pasi nuk e gjeti hotelin ku rrinte.
Si pasojë e kërcënimit të rremë, 130 pasagjerë dhe 5 anëtarë të stafit u evakuuan nga avioni.