Një djalë i dashuruar marrëzisht ka pranuar që të shesë banesën e tij, për t’i blerë të fejuarës unazën e përsosur të martesës.
Vajza anonime nga SHBA, e ka postuar unazën në Facebook, por është turpëruar nga komentuesit, të cilët i kanë thënë se ajo duket si bizhuteri kostumesh.
Unaza me diamant të purpurt dhe formën e lules e ka bërë vajzën shumë të lumtur, por kjo nuk i ka zgjatur shumë për shkak të komenteve negative.
Disa kanë thënë se është e shëmtuar dhe disa të tjerë e kanë konsideruar çmenduri faktin e shitjes së banesës për të blerë unazën.