Një makinë është aksidentuar pasditen e sotme duke dalë nga rruga hyrse në Sarandë e duke përfunduar përmbys në një grop në anë të rrugës.
Burime bëjnë me dije se në mjet kanë qenë dy udhtarë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime serioze për jetën.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur policia e cila është kujdesur për pasagjerët deri në mbërritjen e autoambulancës.
Mësohet se personat kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.