Telashe të reja për Wayne Rooney-n, ish-sulmuesin e Manchester United dhe Evertonit, tashmë në duart e amerikanëve të DC United. 33-vjeçari është akuzuar nga një prostitutë britanike se ka tradhtuar bashkëshorten e tij Coleen, me të cilën marrëdhënien e ka prej kohësh të tensionuar.
Prostituta Helen Wood zbuloi në librin e saj se kishte patur marrëdhënie treshe me lojtarin dhe një vajzë tjetër dhe donte t’i kërkonte falje bashkëshortes së “bomberit” anglez: “Më vjen keq për Coleen, ajo nuk e meritonte këtë.”
Wood u prezantua me Rooney-n pasi u pagua nga një tjetër lojtar i Manchester United për të marrë pjesë në një orgji në një hotel luksoz. Në autobiografinë e saj ajo zbuloi se nuk kishte pasur marrëdhënie intime vetëm me sulmuesin, por edhe më dy futbollistë të tjerë të “Djajve të Kuq”.