Pas shkarkimit që kryeministri Rama i bëri Ditmir Bushatit nga posti i tij si drejtues politik i qarkut të Shkodrës, vjen edhe reagimi i këtij të fundit.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Bushati u shpreh se do të ketë edhe komunikime të mëtejshme, ndërsa shtoi se nuk është e rëndësishme nëse ka apo jo një post në PS, por rëndësi kanë idealet për të cilat lufton.
Kujtojmë se gjatë mbledhjes së sotme në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste kryeministri Rama ka njoftuar ndryshimin e disa prej drejtuesve të qarqeve, duke bërë edhe shkarkimin e disa prej figurave politike të Partisë Sociliste. (Lexo këtu)
“Te jeni te qetë do të ketë komunikime të mëtejshme. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e postit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet për të cilat jam angazhuar”, deklaroi Bushati duke mos dhënë shumë detaje.
I pyetur nga gazetarët nëse është ai “mendimi ndryshe në PS”, Bushati u shpreh se për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo atë.