20:20 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konferenca e përbashkët, Greminger: Asnjë zgjidhje nuk ofrojmë. Cakaj: Mirëpresim opozitën

12:37 | 25/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konferenca e përbashkët, Greminger: Asnjë zgjidhje nuk ofrojmë. Cakaj: Mirëpresim opozitën

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj doli në një konferencë për gazetarët me Sekretarin e Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger.

Ata u pyeten se a është e gatshme kjo e fundit të marrë këtë përfaqësim duke marrë parasysh edhe situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Cakaj u pyet gjithashtu nëse është e gatshme mazhoranca që të bëjë lëshime që të kemi një lidership dhe përfaqësim më të mirë nga ana e mazhorancës edhe në kontekstin ndërkombëtar.

Përgjigja e Greminger ishte se ndërkombëtarët mund të asistojnë dhe japin mendime e sugjerime për krizën në vend, por i takon klasës politike të bashkëpunojë dhe dialogojë që të arrijë një marrëveshje të pranueshme, duke shtuar se ajo duhet të jetë kushtetuese.

“Së pari faliminderit për pyetjen. Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojmë dialogun. Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë zhvillimi. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët”, tha Greminger.

Ndërkohë nga ana tjetër, Cakaj deklaroi se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim por theksoi se kjo duhet të arrihet në respect të institucioneve ekzistuese.

“Shqipëria ka bërë një progres këto 6 muaj qoftë nga pozicioni diplomatik apo politik. Nuk ka asnjë pikëpyetje lidhur me besueshmërinë e Shqipërisë për të drejtuar organizatën vitin e ardhshëm. E tha edhe zyrtari se të vetmet institucione përfaqësuese në Shqipëri janë ato ekzistuese. Ne mbetemi të hapur për dialog dhe të fillojmë menjëherë punën me të gjithë aktorët qoftë ato që e kanë braktisur punën qoftë ata që janë në Parlament për të vijuar punën për reformën elektorale në përputhje me standartet që do të drejtojmë vitin e ardhshëm. Por kjo duke mos komprementuar asnjë institucion kushtetues dhe ligjzbatues” tha Cakaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gent cakaj
Pas

“Do ti japim fund babëzisë”, Basha tregon angazhimet që ka PD në marrëveshje: Nga sot jo vetëm për Teatrin…

Para

Vlorë/ I ngacmoi vajzën, masakron me thikë të riun

Para
Shkodër/ Plagosi me thikë 49-vjeçarin, arrestohet nga policia (EMRI)

Vlorë/ I ngacmoi vajzën, masakron me thikë të riun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, Vuçiç kërcënon hapur: Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Baza sekrete iraniane që shqetëson Izraelin

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja përhapet në 6 bashki, e pranishme në 8 vatra

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.