Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger ndodhet në Shqipëri ndërkohë artistët që protestojnë prej një viti e gjysmë kanë shfrytëzuar rastin për t’i bërë një ftesë publike që të takohet me ta pqër të ndarës shqetësimin për prishjen e Teatrit, një veprim që sipas tyre është mishërim i konkret i krizës politike në vend.
Pasi e njohin shkurtimisht me arsyet pse kanë vendosur të bëjnë rezistencë dhe demonstrim të aferës korruptive që sipas tyre luhet për trullin ku ndodhet Teatri dhe përreth tij, artistët i kujtojnë Gremingerit se komuniteti ndërkombëtar ka kushtuar sasi të mëdha të burimeve monetare dhe njerëzore për të ndërtuar një demokraci funksionale, sundim të ligjit, ndarje të pushteteve dhe kontrolleve dhe balancave në Shqipëri.
“Në takimin tonë do të donim të diskutonim mbi një rrugë të mundshme përpara në këtë krizë dhe se si kthimi i sundimit të ligjit do të ndihmonte Teatrin Kombëtar si dhe të gjithë vendin”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tyre publike.
Letra e plote:
I nderuar Z. Greminger,
Ne kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju mirëpresim në Shqipëri dhe ju urojmë një vizitë produktive në atdheun tonë.
Ne, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grup artistësh dhe qytetarësh të cilët kanë ardhur së bashku për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, me mirësi kërkojmë dhe do të jemi të nderuar, të kemi një takim me delegacionin tuaj gjatë vizitës tuaj këtu. Ndërsa publikut të jashtëm çështja e Teatrit Kombëtar mund të duket si vendore, ne mund t’ju garantojmë se është në të vërtetë mishërimi më konkret i një krize politike shqiptare.
Shpronësimi i tokave publike dhe private që rrethojnë Teatrin Kombëtar është bërë i mundur nga një i ashtuquajtur “ligj i veçantë”. Ky i fundit nuk është asgjë më tepër se vjedhja e legalizuar, e bërë e mundur vetëm për shkak të faktit se Shqipëria nuk ka Gjykatën Kushtetuese funksionale për pothuajse dy vjet. Mungesa e një Gjykate Kushtetuese, një nënprodukt i një të ashtuquajturës “reformë të drejtësisë”, i ka lejuar qeverisë të uzurpojë çdo pushtet vendimmarrës në Shqipëri. Nuk është ekzagjerim të thuhet se ajo rregullohet me dekret – çdo vendim, sado i rëndë, lejohet për sa kohë që Qeveria e miraton atë.
Sekretar i Përgjithshëm,
Komuniteti ndërkombëtar ka kushtuar sasi të mëdha të burimeve monetare dhe njerëzore për të ndërtuar një demokraci funksionale, sundim të ligjit, ndarje të pushteteve dhe kontrolleve dhe balancave në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk ekziston në këtë moment dhe ekzekutivi, i kontrolluar personalisht nga kryeministri Rama, është tërësisht i pakontrolluar siç tregon çështja e Teatrit Kombëtar. Ne besojmë se do të ishte një gabim i rëndë, i cili do të pengonte besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare, nëse një shtet i tillë lejohet të vazhdojë.
Në takimin tonë do të donim të diskutonim mbi një rrugë të mundshme përpara në këtë krizë dhe se si kthimi i sundimit të ligjit do të ndihmonte Teatrin Kombëtar si dhe të gjithë vendin. Çdo informacion tjetër teknik që mund ta konsideroni të nevojshëm në lidhje me këtë çështje mund të vihet në dispozicion.
Ne presim me padurim të dëgjojmë nga ju dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri lidhur me një takim të mundshëm.
sinqerisht,
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
(F.GJ/FAXWEB.AL)