Gazetarja e Fax News, Edona Haklaj e cila ka ndjekur në vazhdimësi zhvillimet që kanë ndodhur tek Teatri Kombëtar, ka komentuar marrëveshjen e sotme të nënshkruar midis artistëve dhe aktivistëve që protestojnë prej nje viti e gjysmë dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha ditën e sotme.
Haklaj tha në studion e lajmeve të Fax News përballë gazetarit Enea Meksi se një marrëveshje e tillë përflitej me kohë nga artistët dhe aktivistët.
Më tej ajo argumentoi edhe qëndrimin e disa artistëve që nuk pranuan të firmosnin këtë marrëveshje, duke thënë se ata janë pro saj por që firma e tyre do ti ngarkonte me një përgjegjësi ligjore në rast të shembjes së Teatrit nëse ndodh.
Haklaj bëri një përmbledhje edhe të protestës maratonë të ditës së djeshme si dhe preku detajet e incidenteve jo të pakta që ndodhën përgjatë gjithë ditës deri më orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Gazetarja komentoi edhe dhunën që u përdor nga forcat e rendit ndaj regjisorit të njohur, Edmond Budina duke u shprehur se dhuna ndaj elitës së shoqërisë dhe artit është vërtetë shqetësuese.
Pjesë nga intervista:
Si shihet në terren kjo kontratë, jep shpresë njerëzit që ndodhen atje preh një viti e gjysmë?
Flitej për diçka të tillë mes artistëve dhe aktivistëve. Kanë nënshkruar shumë artistë e aktivistë, por ka pasur edhe nga ata që nuk kanë firmosur por që janë dakort. Ka edhe nga ata që nuk kanë qenë dakort pasi e shohin me skepticizëm përfshirjen e politikës.
Neritan Liccaj ka shpallur një sfidë ndaj kryeministrit për një referendum që të pyeten qytetarët. Po kjo shihet si një pikë shprese?
Kjo shihet pasi referendumin e kanë kërkuar që në nisje të protestës artistët dhe qytetarët. Në fillim është zhvilluar një peticion për të cilin e firmosën shumë njerëz dhe kjo i parapriu idesë për një referendum. E mbështesin sepse Aleanca deri në këtë pikë mendojnë se mund të shkojë nisma për mbrojtjen e Teatrit. Kjo nuk është kauza vetëm e artistëve tashmë.
Nga kush është hedhur spraj gjatë përplasjeve të djeshme?
Është hedhur nga Policia pas nisjes së përplasjeve pasi u ndaluan të gjithë perfshirë dhe median të futej brenda. Madje kur doja të largohesha (pasi unë isha brenda rrethimit), nuk donin të më lejonin sepse duhej të dilja që të hynte kolegia tjetër. Më thonë që një shef ka vendosur t’ju caktojë një efektiv nga pas. Dhe ai më ka ndjekur deri afër shtëpisë që të siguroheshin që nuk do kthehesha sërish pas. Është një sinjalizim i rëndë, të bësh një rrethim të tillë sa të mos lejosh edhe ujë e ushqim të fusësh brenda është më të vërtetë e rëndë.
Mobilizimi tashmë është 24 orësh, do japin edhe shfaqje herë pas here edhe brenda godinës për t’i rikthyer Teatrit, sipas artistëve, atë që i ka munguar prej kohësh.
Sa e vështirë ishte brënda atyre rrethimeve?
Shumë e vështirë sespe sheh qytetarë, artistë dhe aktivistë që luftojnë për diccka të rëndësishme me vlerë historike, nga ana tjetër vihesh përballë forcave të policisë të cilat veprojnë vetëm në bazë të urdhërave.
Të gjithë jemi shqiptarë dhe të shohësh pamje të tilla nuk është aspak mirë. Edhe dhunimi i elitës së kulturës dhe artit është vërtetë shqetësuese, rasti konkret ishte ai i Edmond Budinës.
Pse mendoni se regjisori Edmon Budina është shprehur kundër asaj marrëveshje?
Mendoj se ajo marrëveshje të kushtëzon me të cilën mban përgjegjësi edhe ligjore me atë ccfarë do të ndodh me Teatrin Kombëtar. Është shprehur në mbrojtje të kësaj marrëveshjeje dhe të Teatrit Kombëtar por të firmosësh është një përgjegjësi shumë e lartë.
Një i ri humbi ndjenjat, ishte pas përplasjes me policinë. Si ka ndodhur?
Ka pasur dy incidente të tilla. Njëri ka ndodhur në orët e paradites që e hodhën nkë qytetar në pishinë, tjetri ka humbur ndjenjat sipas informacioneve nga hedhja e sprajit por mund të ketë qenë edhe për shkak të mos ushqyerjes pasi kanë qëndruar me orë të tëra aty pa ngrënë e pa pirë.
Personazhet publik nuk janë lejuar të futen tek pjesa tjetër e protestuesve brenda rrethimit, Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj kanë qenë dy prej tyre, a ishte kjo një masë nga forcat e rendit?
Kanë qenë dy nga aktorët që e kanë mbështetur që prej ditës së parë nismën e artistëve. Kanë pasur pothuajse edhe një përplasje mes tyre dhe policisë por ka qenë i pamundur kalimi i tyre. Ata që ishin brenda brend akordonit të policisë por jashtë Teatrit, detyroheshin të futeshin nga dritaret për të futur uji dhe ushqim tek ata që ishin brenda godinës.
Deri në orët e vona të mbrëmjes ka pasur një projektor të sajuar nga një aktivist, pasi në momentin që u futën brenda i fikën dritat dhe në salla kishte arrësirë.
Si qëndron e vërteta me qëndrimet e aktores Raimonda Bulku, pasi kryeministri postoi një qëndrim të saj pastaj ajo e përgënjeshtroi?
Është e vështirë për ta përcaktuar të vërteten në këtë rast, por mund të ketë qenë edhe ndonjë qëndrim o saj i mëparshëm pasi vetë Bulku shprehu se është pro ndërtimit të Teatrit të ri por që nuk duhet hedhur prapa një faqe e historisë duke prishur të vjetrin.
Të gjithë artistët kanë qenë dakort që godina të reja të ndërtohen kudo, por të vjetrat të mos prishen, të restaurohen dhe shpallen pse jo monumente kulture.