Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal.
Shpëthimi i fuqishëm mësohet se ka ndodhur në lokalin “Diva”, në zonën e komunës së Parisit.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshimet e para janë që lenda plasëse e llojit tritol të jetë vendosur nga një person i cili ka lëvizur me një makinë tip “Audi”.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe as identiteti i pronarit të lokalit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post