07:58 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Meta nga Durrësi/ Më shqetëson më shumë teatri politik, iu bëj thirrje veçanërisht 3 artistëve që…

13:40 | 26/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta nga Durrësi/ Më shqetëson më shumë teatri politik, iu bëj thirrje veçanërisht 3 artistëve që…

Kreu i Shteti Ilir Meta deklaroi nga durrësi se sa i përket qështjes së Teatrit Kombëtar është shprehur qartë, por adresoi edhe një thirrje për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin të cilët I quajti “3 artistët” duke thënë që të mundësojnë hapjen e negociatave në Tetor dhe të zgjidhin krizën.

“Besoj jam shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme edhe për padinë ndaj ligjit për Teatrin Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Por ajo çfarë na shqetëson më shumë është ky teatri politik absurd i cili kërcënon që Shqipëria të ketë mundësi të çel negociatat në Tetor. Prandaj iu bëj thirrje të veçantë 3 artistëve që të marrin të gjitha masat, sepse qytetarët kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet dhe qeverisje vendore të ligjshme që jep llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre. Zgjedhjet vendore të 13 Tetorit nuk është se zgjidhin gjithçka por është një mnyrë ligjore dhe kushtetuese dhe është përgjegjësi e kryeministrit për t’i pranuar dhe punuar për zhvillimin e tyre”, tha Meta.

Presidenti theksoi edhe rolin e tij në zgjidhjen e krizës, mundësimin e dialogut politik por edhe bëri kritika ndaj veprimeve të opozitës për të cilën tha se kishte mundësi për të mos arritur në këtë pikë.

“Meqenese Shqipëria përgatitet të marrë kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm, i kërkoj për të negociuar me të dy palët  për një zgjidhje të shpejtë, pasi nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e situatës së pafavorshme për qytetarët por edhe për një vend që duhet të jetë shembull për funksionimin e institucineve demokratike.

Kam insistuar për dialog të qëndrueshëm politik jo për diversion, apo demagogji, por që të rivendoset normaliteti i demokracisë në vend dhe të funksionojë kontrolli e balanca mes pushteteve dhe llogaridhënia. Kemi sot një shumicë që kontrollon gjithçka, një situatë jashtëzakonisht kaotike në gjithë drejtimet dhe kjo është përgjegjësi e palëve politike në vend, nuk shfajëson asnjë edhe opozitën, se opozita i ka pasur të gjithë mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë e të përgjegjshëm shumë nga marrëzitë që kanë ndodhur në drejtim të skenarit të qartë të kapjes së institucioneve në vend.

Opozita ka pasur mundësinë e padiskutueshme për të bërë propozime me këmbë në tokë për të mos arritur në këtë pikë. Por nga ana tjetër, dy rrugë nuk mund të ndiqen, deligjitiimimi i institucioneve dhe kapja e tyre”, tha Meta.

“Kryeministri të lërë presionet dhe shantazhet ndaj institucioneve duke penguar zbatimin e dekretit të presidentit dhe të tjerët të bëhën gati të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 13 tetorit”- tha Meta, duke njoftuar se ka bërë gati për ti dërguar një letër Sekretarit të OSBE , por edhe kreut të ardhshëm të OSBE.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ilir meta
Pas

Protesta zhvendos mbledhjen e Këshillit, betohet kryebashkiaku i ri

Para

Europa apo Latinet? Botërori i klubeve zbulon datat

Para
Europa apo Latinet? Botërori i klubeve zbulon datat

Europa apo Latinet? Botërori i klubeve zbulon datat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.