Nga sot është zhbllokuar Gjykata e Lartë dhe pritet që të rifilloj punën për shqyrtimin e disa çështjeve të cilat kanë të bëjnë me ekstradimet.
Këtë të premte në mbledhjen e KLGJ-së u zgjodhën 2 gjyqtarë me nga 13 vite eksperieëncë të cilët do të kenë funksion të përkohëshëm e do të merren vetëm me shqyrtimin e çështjeve të ekstradimit.
Të përzgjedhurit nga KLGJ, të cilët kanë kaluar dhe Vettingun janë Albana Boksi dhe Sokol Binaj, e më parë ishin të emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Ndërkohë që kujtojmë se në Gjykatën e Lartë si gjyqtarë i përhershëm është vetëm Ardian Dvorani, sepse Xhezair Zaganjori u shkarkua nga detyra ditën e sotme nga KPA.