Ditën e sotme KQZ ka njoftuar se do të jap një përgjigje përfundimtare lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit në datë 27 korrik në orën 10:00.
Bëhet me dije se mbledhja është thirrur nga zëvendës kryetari i KQZ-së Denar Biba.
Në një njoftim për mediat, KQZ bënë me dije se “bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv/Kryetari z. Denar Biba, Anetaret z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj.Rezarta Bitri do të zhvillojnë ditën e nesërme mbledhjen për të shpallur rezultatin përfundimtarë.
Edhe pas një muaj ende nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 30 qershorit, zgjedhje këto të realizuara vetëm me nje parti.
Ndërkohë kujtojmë që emërimi i kryebashkikëve të rinj, sidomos në bashkitë që kanë pasur kryebashkiak të djathtë para 30 qershorit, ka qenë më problematike dhe shpshherë ka pasur përplasje.
Të vendosur kryebashkiakët e djathtë janë shprehur se nuk do ta lirojnë zyrën e tyre në kushtet ku kryebashkiakët e rinjë dolën nga zgjedhje moniste. Sipas tyre do të vjojë qëndresa dhe për të gjitha veprimet do të ndiqet vetëm rrugë institucionale.
(s.a/faxweb.al)