Sipas informacionit zyrtarë të Policisë së Shkodrës është arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar me iniciale B.P I cili është munduar të korruptoi policinë rrugore, teksa është kapur në flagrancë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
22-vjeçari shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Informacion paraprak:
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi B. P., 22 vjeç, banues në Vig, Shkodër, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.
Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.