Nëse keni menduar se i keni parë të gjitha në futbollin tonë që mbahet me paterica, gaboheni! Egnatia ka tejkaluar çdo limit duke nisur merkaton nga “Facebook”-u. Ekipi rrogozhinas do të nisë punën dhe nuk hyn me dëshirën dhe fuqinë ekonomike të sezonit të kaluar.
Rrogozhinasit do të vuajnë këtë sezon, pasi disa prej futbollistëve kryesorë janë larguar dhe duhet merkato për t’u përforcuar. Paratë mungojnë dhe klubi ka menduar zgjidhjen origjinale, të gjithë futbollistët që janë pa ekip mund të provohen te Egnatia.
Njoftimi i klubit: