Alarmi që ngriti presidenti i Republikës, Ilir Meta mbi mundësinë e goditjes së Ballkanit nga një tërmet apokaliptik, 30 herë me i fuqishëm se ai që goditi së fundmi Greqinë është bërë kryebidesa e 24 orëve të fundit.
Mbi shanset apo parashikimet që vendi ynë dhe i gjithë gadishulli ballkanik mund të goditet nga një tërmet kaq i fuqishëm ka folur për Faxneës dhe Faxëeb.al duke u shprehur se parashikimi i tërmeteve të çfarëdo përmase është thuajse i pamundur dhe në vendet më të zhvilluara dhe që preken vazhdimisht nga ky fenomen natyror, si Kina, SHBA apo Japonia.
“Vendi ka risk sizmik, por nuk mund të parashikojmë asnjëherë se kur mund të ndodhë. Duke u nisur dhe nga shqetësimi i ngritur dhe nga presidenti marrë shkak tërmetet e Korçës mund të themi se ato ishin me magnitudë mesatare dhe nënmesatare që shkaktojnë dëme të lehta.
Edhe sikur në Korçë të bjerë një tërmet i madh, mund të shkaktojë dëme vetëm rreth epiqendrës”, tha Ormeni.