Policia Bashkiake e Kavajës ka hapur pasditen e sotme forcërisht derën e godinës së bashkisë pasi ajo ishte mbyllur nga zyrtarët me përfundimin e orarit zyrtarë.
E ndërkaq kryebashkiku i ri, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Redjan Krali ka mbërritur në zyrën e Bashkisë Kavajë, pasi kjo e fundit është hapur nga policia bashkiake.
Kryebashkiaku i ri sapo ka dalë nga institucioni që do të drejtojë 4 vitet e ardhshme teksa në një prononcim për gazetarët ëhstë shprehur se zyra e bashkisë nuk do ti duhet çdo ditë pasi do të merret me terrenin e Kavajës.
Lidhur me mundësinë që edhe nesër sikurse sot ti bllokohet hyrja në bashki, ai tha gjithashtu se le të flasi ligji dhe institucuionet, ndërs prezencën e lartë të policisë e argumnetoi si një shërbim I forcave të rendit ndaj qytetarëve.
Pjesë nga komunikimi me gazetarët:
Redjan Krali: Ju falenderoj edhe ju për transparencën që keni treguar nga ky moment fillon pun ate bashkia. S zakonisht do të filloj punën, derën e ka të hapur si çdo qytetar tjetër. Kryebashkiaku, ish-kryebashkiaku I vjeter nuk ka më asnjë të drejtë ligjore, është një nga qytetarët derën e ka të hapur. Mua sot më duhej zyra sepse nuk do më duhet çdo ditë, Mua më duhet terrenin
Pyetje: Nëse edhe nesër e gjeni sikurse sot zyrën tëq mbyllur, çfarë do të bëni?
Redjan Krali: Ligji flet, flasin institucionet dhe vendimet e gjykatave.
Pyetje: Do të ketë shërbime të policisë edhe ditën e nesërme?
Redjan Krali: Policia është në shërbim të qytetarëve, vazhdon punën e saj
Ndërkohë, më herët Krali deklaroi pas betimit para Këshillit Bashkiak se është verdikt i popullit dhe do të drejtojë që nga sot këtë qytet.
“Nuk është koha e fjalëve, është koha e punëve, misioni im është qyteti i Kavajës. Unë përfaqësoj popullin sepse jam verdikt i tij dhe nga ky moment dop të drejtoj Bashkinë e Kavajës”, tha Krali.
Redjan Krali do të zëvendësojë në këtë detyrë Isa Sakjan I cili drejtoi Bashkinë e Kavajës në siglën e Partisë Demokratike për një periudhë rreth 2-vjeçare pasi në këtë qytet janë zhvilluar zgjedhje të parakohshme për shkak të shkarkimit të Elvis Roshit në Maj të 2017.
(F.GJ/FAXWEB.AL)