Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë- Voskopojë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burime bëjnë me dije se, personi i identifikuar si Haki Leska është aksidentuar gjatë udhëtimit me motor dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, ndërsa i lënduari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës ku po merr ndihmën e parë mjeksore.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Turan, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për zbulimin e rrethanave të aksidentit.