Kryeministri Edi Rama ditët e fundit i ka mbushur profilet e tij në rrjetet sociale me komente dhe deklarata lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një tjetër të ri, por që koncesionarit do t’i jepen 8 mijë metra tokë si shpërblim.
Pak minuta më parë kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar duke kujtuar vendimin e DASH për shpalljen e Vangjush Dakos ‘non grata’ në Amerikë, duke theksuar se Rama nuk flet asnjë fjalë për personin që e ka mbrojtur dhe që e quan ‘bankomat’.
Basha gjithashtu përmes videos së mëposhtme tregon se si sipas tij, Rama mashtron për aferën e 6 kullave 200 milionë euro duke shtuar se qëllimi i kryemiinistrit është vetëm të vjedhë përmes mashtrimeve.
Postimi i Bashës në facebook:
Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni më poshtë si mashtron hajduti psiqik për Teatrin:
(F.GJ/FAXWEB.AL)