Një sherr masiv ka ndodhur mes disa grupeve pushuesish në Shëngjin, mosha e të cilëve është e re.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa në konflikt janë përfshirë një numër shumë i madh personash, ndërsa nuk bëhet e qartë arsyeja e këtij sherri.
Ajo që është edhe më e çuditshme, është fakti se gjithçka ka ndodhur në dytë e disa punonjësve të policisë, të cilët nuk kanë qenë të aftë që të shuajnë sherrin.
Sipas një faqeje në Facebook që e ka postuar videon, një palë e personave të përfshirë në konflikt kanë qenë pushues nga Kosova, dhe sipas saj ky është një diskriminim ndaj tyre.
Nuk kanë munguar as komentet e shumta në video, ku shprehen se plazhi i Shqipërisë duhet braktuisur sa më parë.
Për më shumë shihni videon:
(E.K/Faxweb.al)