Një burrë është dënuar me burg, pasi i hidhte “helm” në kafe gruas së tij.
Gruaja, Therese Kozlowski kishte ngritur dyshimin se burri i saj Brian i bëntë një gjë të tillë sepse sëmurej sa herë që ai bënte kafe për të.
Kështu, ajo vendosi kamera në shtëpinë e tyre në Macomb Township, Michigan dhe e pa se ai po i hidhte atë që doli të ishte antihistamine në pije.
Një gjë e tillë thuhet se kishte ndodhur që nga viti 2018 ndërsa ata prisnin që të ndodhte divorci.
Therese ka rrëfyer se sa herë pinte kafenë e përgatitur nga burri i saj, ajo ndjehej e lodhur, e sëmurë dhe nuk kishte pamje të qartë.
Ajo tha se në një rast pothuajse e zuri gjumi në timonin e makinës së saj.