Kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Eduart Ndocaj i ka nisur një letër informuese ambasadave dhe zv.ndihmws sekretarit amerikan Mathew Palmer duke vënë theksin tek rreziku i demokracisë në vend.
“Përmes kësaj letre, shkëlqesëia Juaj, kërkoj vëmendje të shtuar ndaj vendit tim, pasi po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist, të cilit nuk do i shërbente as Europës për vetë gjeopolitikën dhe rëndësinë e Shqipërisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit.”- shkruan Ndocaj.
“Në vijim të betejës sime për demokraci, si dhe në respekt të votuesve të mi lezhianë, sot, u jam drejtuar me një apel të fuqishëm, të gjithë trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri, si miq dhe partner në aspiratën tonë për integrim. Unë, Eduart Ndocaj, e konsideroj votën e lirë të shenjtë dhe të paprekshme, ndaj dhe iu përgjigja thirrjes së bashkëqytetarëve të mi, për të kandiduar, por, përballë kisha një makineri kriminale, e cila duhet vënë para përgjegjësisë në mënyrë që të shpëtojmë demokracinë. Unë nuk heq dorë nga kjo betejë, sepse ende besoj tek Europa dhe vlerat e saj, por padyshim, dhe tek aleati ynë shekullor SHBA-ja, së cilit i jam drejtuar personalisht përmes z. Mattheë Palmer, zv.Ndihmës Sekretar i ShBA, në departamentin e Shtetit.
Më poshtë është letra drejtuar përfaqësive diplomatike;
LETËR INFORMUESE: DEMOKRACIA E VENDIT TIM NË RREZIK DREJTUAR: TRUPËS DIPLOMATIKE TË AKREDITUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË , OSBE-së në Tiranë, KOMISIONERES PER TE DREJTAT E NJERIUT BE.
AMBASADA SHBA ,Embassy of the United States, Tirana
E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones
DELEGACIONIT TE BASHKIMIT EUROPIAN
AMBASADORIT . DR. LUIGI SORECA
AMBASADA BRITANISE MADHE ,British Ambassador to Albania
DREJTUAR, MISTER,Duncan Norman MBE
AMBASADA ITALIANE NE TIRANE
Embassy in Tirana, Albania Ambassador Alberto Cutillo,
AMBASADA AUSTRIAKE , Austrian Embassy
DREJTUAR AMBASADORIT Dr. Johann Sattler
AMBASADA FRANCEZE, Embassy of France
Ambasadori francez në Tiranë,
DREJTUAR AMBASADORIT, Dr. Bernard Fitoussi
AMBASADA SPANJOLLE ,Embassy of Spain
DREJTUAR AMBASADORIT, Vicente Canelles Montero, Ambassador
AMBASADA E DANIMARKES, Embassy of Denmark in Tirana, Albania
DREJTUAR KONSULLIT ,DR,Danish Honorary Consulate in Tirana, Albania
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë,
DREJTUAR AMBASADORIT Bernd Borchardt
DREJTUAR KOMISIONERES PER TE DREJTATE NJERIUT Dunja Mijatović
Skanderbeg Square Palace of Culture Tirana, Albania
Zotërinj ambasadorë! Vendi im, Shqipëria, kur shembi sistemin gjakatar të dikaturës komuniste, kishte një slogan mjaft domëthënës: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Europa për ne, ishte aspirata e kahershme e orientimit për progres dhe civilizm. Sot, pas 29 vitesh, përpjekjesh dhe orvatjesh për instalim të demokracisë dhe të principeve të saj, gjendemi në një udhëkryq të pashembullt, i cili rrezikon ta kthejë vendin tim në pikën e referimit të një autokracie që zhvillohet me “bekimin” tuaj. Shkëlqesia Juaj! 30 qershori, është vula e dështimit të të gjithëve, juaja dhe e jona, që janë investuar për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri. Përvecse, lejuat në mënyrë të pakuptimtë, zhvillimin e një procesi, që në vendet tuaja respektive as nuk mund të mendohet, është për t’u habitur qëndrimi symbyllurazi ndaj fenomenit të vjedhjes dhe të manipulimit masiv të votave që “maxhoranca” bëri në të gjithë Shqipërinë, edhe pse konkuronte pothuajse e vetme. Unë, Eduart Ndocaj, u përfshiva në garën e 30 qershorit si kandidat për bashkinë e Lezhës, duke besuar, se monitorimi juaj, do të ishte korrekt dhe në përputhje të plotë me standardet europiane, si dhe u imponova në rivalitet, me një format perëndimior sipas edukimit tim disavjecar dhe përvojës sime në vendin fqinj të Italisë mike. Edhe pse përballë kisha maxhorancën qeverisëse përmes një përfaqësuesi të denjë të katapultuar në politikë përmes strukturave dhe veprimtarisë së tij kriminale, një individ që u kap në përgjimet e gazetës gjermane BILD, si i përfshirë në dosjen e nxehtë të zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2016 në Dibër; një individ që është larguar nga radhët e policisë së shtetit si i inkriminuar, prapëseprapë unë besoja se disa vlera të demokracisë nuk do të dhunoheshin kaq brutalisht dhe me vendosmëri nga qeveria. Në Lezhë, asgjë nuk ishte demokratike! Jo vetëm që nuk janë lejuar të votojnë lirshëm, pasi presioni dhe shantazhi nga ana e bandës së kandidatit socialist ishte evidente dhe prezente gjatë gjithë kohës së fushatës, por është tjetërsuar tërësisht rezultati, duke falsifikuar dhe duke manipuluar në mënyrë ordinere vullnetin e zgjedhësve dhe të qytetarëve lezhianë. Përmes kësaj letre, shkëlqesëia Juaj, kërkoj vëmendje të shtuar ndaj vendit tim, pasi po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist, të cilit nuk do i shërbente as Europës për vetë gjeopolitikën dhe rëndësinë e Shqipërisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit. Demokracia është pushteti që ushtrohet përmes votës, dhe këtë gjë, ju e dini më mirë se sa ne, prandaj jepini rëndësinë e duhur 30 qershorit, duke e zhbërë, si dhe duke apeluar klasën politike shqiptare për dialog që do të conte drejt marrjes së përgjegjësive për gjithë cfarë ndodhi me të ashtuquajturat zgjedhje. Për të kuptuar përmasat e asaj cfarë ka ndodhur më 30 qershor, po vë në dispozicionin tuaj, prova të llahtarshme, që kutërbojnë aromë fekalesh të organizuara dhe të menaxhuara në mënyrë të tillë nga vetë qeveria dhe përfaqësuesit e saj, si kandidatë në bashkitë e vendit.
Me respekt për Ju dhe për vlerat e demokracisë europiane Eduart Ndocaj,
KRYETARI PBDKSH EDUART NDOCAJ”- theksohet në letrën e dërguar nga Ndocaj.