I ftuar në studio ditën e sotme ka qenë Ervin Minarolli, ish-drejtor i Autoritetit te Aviacionit Civil i cili ka ndarë me teleshikuesit disa prej përshtypjeve të tij për të gjithë problematikën e linjës ajrore Air Albania e cila tashmë bënë fluturimin e saj të vetëm për në Turqi nëpërmjet kompanisë tjetër Turkish Airlines.
Në studio me gazetaren e Fax News Minarolli ka shuar dilemat nëse Air Albania do të ngrihet apo jo ne fluturim.
Xhilda Kondi: Sot është njoftuar nga kryeministri për fillimin e fluturimeve nga Air Albania në shtator, çfarë mendimi keni?
Ervin Minarolli: Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë shtatorin edhe vitin e kaluar e kemi dëgjuar. Nuk ka pasur asnjë përfitim për interesë të publikut sepse biletat janë shumë të shtrenjta. E kemi thënë që në krye të herës që ky është një bashkim i dyshimtë. Sepse Turkish Airlines ka future në linjat e veta një tjetër kompani si ajo e Air Albania.
Ajo që ka ndodhur është që përvec Turkish Airline është shtetit dhe privati. Që askush nuk e di se kush është ky privat dhe pse duhet të qëndroj aty.
Xhilda Kondi: Jemi 11 muaj pas deklaratës së kryeministrit që fluturimet do të fillonin vetëm pas 1 muaj, kemi të bëjmë me abuzim apo vetëm propagandë?
Ervin Minarolli: Janë të dyja bashkë. Që nga dita e parë është njësoj. Po njihen me pajisjen që njihet si Turkish Airline dhe një tjetre të lyer me boje si Air Albania.
Në fund të kësaj aventure asgje nuk ngelet në Shqipëri sepse avionic është provizorisht jo i falur. I vetmi përfitim mund të jetë trajnim i stafit, megjithatë kjo nuk është diçka që na ka munguar.
Xhilda Kondi: Në rast të mos sigurimit të licensës së fluturimit, a mund të merret një avion tjetër me qira, për të mbajtur gjallë propagandën.
Ervin Minarolli: Nuk mund të operoj nëse nuk merren kjo licensë. Prandaj jam duke thënë që nuk është çështja për të marr një avion tjetër sepse kjo linjë është ngritur dhe në bazë të patriotizmit.
Xhilda Kondi: Stafi u fol se do të punonte në AirAlbania, por ata janë gjithashtu duke punuar për Turkish, keni informacion?
Ervin Minarolli: Jo nuk kam informacion për këtë çështje. Unë nuk shof asgjë të keqe. I vetmi element i dyshimtë është pse duhet të arrij Turkish për të lëshuar terren.
Xhilda Kondi: A mendoni se e gjithë kjo propaganë lidhet me vizitën e Ramës në Turqi?
Ervin Minarolli: Sa herë që Rama shkon në Turqi marrim deklarata të tilla.Megjithatë i vetmi element i dyshimtë është fakti që mund të arrij të përfitoj privati.
Dua të them që është hapur një koncesion për portin e Limionit në Sarandë. Në qoftë se kryeministri do të ishte serioz për këtë gjë, koncesione të tilla, par të kërkuara, mund ta bëj dhe për aeroportin e Vlorës.
Xhilda Kondi: A keni një informacion pse Autorititeti Civil nuk ka vajtur tek zyrtat e veta dhe çfare shkakton kjo?
Ervin Minarolli: Ky autoritet i ka zyrat e veta. Unë mendoj se ato zyra janë të mjaftueshme për Autoritetion Civil. Për më tepër nuk kam informacion por mendoj se të gjitha këto zyra janë të mjaftueshme.
Xhilda Kondi: Për këtë cështje kush duhet ta kërkoi transparencë?
Ervin Minarolli: Që të gjithë që preken nga kjo gjë, nisur nga qytetarët. Dua të them se këto janë çështje që prekin gjithë njerëzit. Ne sot kemi vendime qeveri të cilat nuk jepen në Fletoren Zyrtare dhe për këtë askush nuk reagon.
Një nga problemet që hasen njerëzit është fakti që tjerët cmim merr kur futesh tek Air Albania dhe tjetër Turkish Airline.
Xhilda Kondi: Në kushte normale garancia që duhet të paguajne kompanitë ajrore është 3 000 000 euro, si procedohet?
Ervin Minarolli: Unë nuk e di këtë gjë, sepse këto janë dhe problem të trnsparencës. Megjithatë deri sa operon dmth I bie që kjo tarifë është paguar.