09:09 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mos e humbisni/ Genc Sejko ‘’fut në grackë” Valbona Mezinin: Të paskam ngelur gozhdë në zemër! (Bisedat në chat)

11:21 | 03/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mos e humbisni/ Genc Sejko ‘’fut në grackë” Valbona Mezinin: Të paskam ngelur gozhdë në zemër! (Bisedat në chat)

Ish-kandidatja e Bindjes Demokratike për Vlorën dhe njëherësh ish-moderatore në disa ekrane shqiptare duket se e ka marrë shumë seriozisht humorin e hollë të Genc Sejkos, i njohur ndryshe si njeriu i memeve.

Pas fotove provokuese nga plazhi, Valbona Mezini ka pasur një qëllim, të zbulojë se nga financohet Genc Sejko, pasi ky i fundit i ka thurur ca statuse që nuk i pëlqejnë asaj, dhe partisë së drejtuar nga Astrit Patozi.

Situata është nxehur më së shumti pasi Mezini ka postuar një status në rrjetin e saj Facebook, ku shprehet se Sejko paguhet me 300 euro nga PD dhe ka ndërmend që të marrë tendera sapo kjo forcë politike të vijë në pushtet.

“Qarkullojnë në facebook ca lejfena rrugësh që duan nga një kockë tenderash, se 300 € u duken pak. 

Duan s’duan keta lejfena, dhjetra të tjerë aq i paguajnë se aq e kanë çmimin për të share gjithkënd që i del kundra pazarit Rama – Basha.

Nëse doni t’i njihni i gjeni tek një fare emigranti Genc Sejko nga ata që pazari Rama- Basha i dëboi nga Shqipëria sikurse mijra të tjerë. Akoma nuk e kanë kuptuar kush ua futi !  Opozite për ata është të merren me femrat se Ramës mender ….nuk ua mban !”, shkruan Mezini, ndërsa i ka shkruar në privat Sejkos.

Mezini shprehet: Të paska mbet Valbona gozhdë në zemër. Me ardhka keq. Por kështu nuk lufton Ramën nëse e ke qëllim luften ndaj Rilindjes. Apo e ke luftën me Valbonën?

Sejko: Sa jam marrë unë me Ramën nuk është marrë Bindja me PD-në bashkë.

Ajo që e bën dhe më shumë qesharake të gjithë historinë, është se ish-kandidatja për kryebashkiake, kërkonte që të mblidhte sa më shumë informacion rreth aktivistit, saqë pyeste këdo që i dilte para, edhe pse një prej atyre që i ka shkruar është mik me Sejkon.

Mezini duket shumë e etur për informacion, aq sa beson që Genc Sejko është nga Lushnja, madje madje nga zona e Bubullimës. Jo vetëm kaq po ajo nuk kupton as talljen me baxhanakun e gjyshit të dajes…

Gjithçka është mbyllur me një kërcënim se Mezini do të çojë Sejkon në gjyq, dhe neve na mbetet të presim seancën e parë të tij.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: genc sejkovalbona mezini
Pas

Presidenca sqaron lirimin e gjeneralit Dogjani: S’ka lidhje me shkarkimin, i mbaroi mandati

Para

Arben Ristani sërish kundër Lulzim Bashës: Po çon energjinë dëm, duhet…

Para
Arben Ristani sërish kundër Lulzim Bashës: Po çon energjinë dëm, duhet…

Arben Ristani sërish kundër Lulzim Bashës: Po çon energjinë dëm, duhet…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.