07:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U qëllua me qytën e pistoletës në Ksamil, flet aktori: Më erdhi tek xhami i makinës dhe më tha…

17:25 | 03/08/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
U qëllua me qytën e pistoletës në Ksamil, flet aktori: Më erdhi tek xhami i makinës dhe më tha…

Enea Arapi (majtas) gjatë xhirimeve të emisionit

Aktori dhe gazetari Enea Arapi i cili në bashkëpunim me Roza Latin drejtojnë emisionin “Bukë me vete”, është qëlluar dhe kërcënuar mbrëmjen e kaluar me qytën e pistoletës në nofull, teksa po kryente xhirimet për emisionin në Ksamil.

Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në RTV Ora ka reaguar për herë të parë aktori i cili ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen.

Ai thekson se zotëria që e kishte qëlluar me tytën e pistoletës, i kishte thënë të ngadalësonte makinën, ndërkohë që Enea pohon se ishte duke ecur shumë avash.

“Unë kam qenë duke ecur me një shpejtësi shumë minimale, sepse aty është edhe rruga e prishur, ka edhe litarë në mes që nuk të lejojnë të ecësh shpejt. Aty më del një zotëri përpara dhe më thotë që të ngadalësojë, ishte diku aty me një femër dhe një djalë të ri. Më vjen tek xhami i shoferit dhe me një inat dhe një mllef më thotë “ku shkon, pse ecën kështu?” Ndërkohë unë isha shumë ngadalë. E pyes: “Ore vëlla ku po shkoja? Dhe tentoj të dal nga makina.” Në atë moment më mbyll derën e makinës, nxjerr pistoletën nga çanta dhe më godet në faqe, që e kam akoma shenjë. Unë sa largohem nga ai marr direkt policinë në telefon që të gjeja një zgjidhje. Ai u largua pa të keq në drejtim të pedonales së Ksamilit.”- u shpreh Enea.

Etiketa: enea arapiqellohet me tyten e pistolestes
Pas

Inter e largoi si dështak, tek skuadra e re e presin si hero (VIDEO)

Para

“Ke emëruar shërbëtorë të krimit në pushtet”/ Basha ashpërson tonet ndaj Ramës, publikon audio-përgjimet: Pse hesht…

Para
“Pse Rama nuk e shet Gjushin?”, deputeti i PD hedh hije dyshimi mbi një takim në Monte Carlo: Skeletet që ruhen në sirtare…

"Ke emëruar shërbëtorë të krimit në pushtet"/ Basha ashpërson tonet ndaj Ramës, publikon audio-përgjimet: Pse hesht...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Putini po flet shumë budallallëqe për Ukrainën

8 të vdekur, 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.