Një 53 vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia, pasi ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ndaj Fatos Metushi, 53 vjeç, rëndonte akuza për “vrasje me paramendim”, pasi që në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S.A.
Histori e ngjarjes
Fatos Metushi ditën e vrasjes pasi e ka masakruar e djegur viktimën së bashku me djalin e xhaxhait të vet Fredi Metushi, e kanë marrë kufomën dhe e kanë varrosur në fusha të fshatit Boçovë. Në ato vite Fatos Metushi u kap nga policia dhe u dërgua para drejtësisë. Gjykata e shkallës pare Fier e ka dënuar atë me 25 vjet burg. Pasi kreu afro dy vjet burg Fatosi Metushi, në trazirat e viteve 1997-1998 ka dalë nga burgu dhe është larguar jashtë kufijve të vendit derisa më pas u kap në Greqi.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Falë bashkëpunimt të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë të shtetasit Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.
Shtetasi Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.