Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë depozituar ditën e sotme kërkesën në KQZ-në për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, ende Partia Demokratike nuk ka dorëzuar kërkesë për t’u regjistruar.
Ndërkohë i pyetur nga mediat për qendrim të rakorduar me PD-në apo për përçarje mes aleatëve, skeretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, tha se 13 tetori është datë e ligjshme.
Pyetje: Por PD deri tani nuk konfirmon se do te beje nje regjistrim, a eshte qendrim i rakorduar me PD apo mund te flasim per nje percarje?
“Unë kam ardhur në emër të LSI për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ajo çka është e rëndësishme është se data 13 tetor është ditë e ligjshme zgjedhjesh për pushtetin lokal dhe është e respektueshme nga të gjithë.”
Sot LSI dorëzoi kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale të 13 teetorit dekretuar nga presidenti Ilir Meta.
Braimllari kërkoi nga anëtarët socialistë të KQZ-së që të respektojnë dekretin e presidentit, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi penale.