Mbrëmjen e djeshme një lokal është djegur në fshatin Hormovë të Tepelenës, ngjarje e cila dyshohet që të jetë e qëllimshme.
“Në datë 07.08.2019, gjatë natës, në fshatin Hormovë, Tepelenë, ka rënë zjarr në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit R.E. Për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.