10:39 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Klanet në PS-në e Shkodrës, largimi i Ditmir Bushatit forcon pozitat e Tom Doshit

14:35 | 09/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Klanet në PS-në e Shkodrës, largimi i Ditmir Bushatit forcon pozitat e Tom Doshit

Mjaftojnë  ngjarje të vogla lokale për të kuptuar marrëdhëniet në kampin e socialistëve, siç ishtë gjatë ditës së sotme konstituimi i këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës, dhe betimi i kryebashkiakut Mark Babani.

Në mbështetje të betimit të tij që u krye në një qendër shëndetësore të zonës, ishte dhe kreu i bashkisë së zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri si dhe Tom Doshi, i cili gjithnjë e më shumë po spikat në familjen e tij të dikurshme politike.

Doshi, që tashmë ka nxjerrë jashtë loje dhe Ditmir Bushatin, pasi u shkarkua nga Rama si kryetar i PS-së në Shkodër ka rikthyer ekuilibrat dhe në marrëdhënien me kreun e qeverisë.

Kryeministri do ta thërriste atë dhe në një takim në selinë rozë përpara zgjedhjeve, ku i kërkonte që së bashku me Pjetrin të bënin maksimumin për të marrë Shkodrën.

Tom Doshi u angazhua në terren ditën kur demoktratët dogjën KZAZ-në në Vaun e Dejës, dhe siguroi që fletët e votimit të ishin gati për ditën e nesërme dhe zgjedhjet të mbaheshin si normalisht.

Doshi dhe Bushati kanë pasur përplasje të vazhdueshme mes tyre, dhe Rama me qëndrimin e tij duket se ka nxjerrë favorit deputetin që ka pasur probleme të mëparshme me ligjin.

Një mesazh për këtë spostim Bushati e ka pasur sot dhe në rrjetet sociale, ku thotë se kohëve të fundit padija është ende prezente në vendin tonë.

Postimi i plotë i Bushatit:

Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.

Kjo thënie e Ismail Qemalit të kujtohet sidomos kur sheh këtë Pasqyrë të gjendjes kulturore të vitit 1927, dëshmi e sakrificave për edukimin e kombit.

Në fakt, forcimi i identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës kanë qenë në themel të projektit të rilindasve tanë që në fillim të shekullit XIX, për një Shqipëri të përparuar, pavarësisht prapambetjes së saj.

Kjo tablo e vitit 1927 është dëshmia e gjallë sesi qytetet që kanë mbajtur peshën kryesore në historinë e vendit janë po ashtu në krye të përpjekjes për rrugën e dijes. Një varg sakrificash të cilat duhet të na shërbejnë për reflektim dhe përulësi përballë historisë që i ka rezistuar me dinjitet shtrëngatave, herë prej kohës e herë prej njeriut.

Dija është antipodi më i qëndrueshëm i shoqërisë përballë krimit dhe fenomeneve negative. Dija mbetet tipari dallues i shoqërive europiane, ku ne do të shkojmë si komb duke mbajtur me vete amanetin e parardhësve dhe premtimin për pasardhësi

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: doshi bushatiklanet ne psTom Doshi
Pas

Rama nxjerr videon me shezllonët, i përshendet me “Hajt shnet”

Para

E lagur dhe me veshje transparente, Luana na la gojë hapur me fotot e reja

Para
E lagur dhe me veshje transparente, Luana na la gojë hapur me fotot e reja

E lagur dhe me veshje transparente, Luana na la gojë hapur me fotot e reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, OKB mbledhje urgjente

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Konflikti SHBA-Iran, reagon e alarmuar OKB: Rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.