Ndarja e moderatores sportive Bora Zemani nga DJ i njohur Vin Veli ishte një ndër lajmet më të bujshëm. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre disa-vjeçare, ndërsa ish-çifti kanë edhe një djalë.
Pas kësaj ndarje, Bora Zemani është përfolur për një lidhje me aktorin Donald Veshaj, ndërsa duket se edhe Vin Veli ka nisur një lidhje të re.
Në një intervistë për Bordo.al ai është pyetur nëse ekziston një femër që ia ka vjedhur zemrën dhe DJ deklaroi se do ta bëjë publike kur të martohet duken na lënë të aludojmë se është dikush në jetën e tij, por që nuk është ende koha ta bëjë publike.
“Për momentin nuk dua të bëj asnjë koment rreth çështjeve të zemrës.Publike do ta bëj vetëm kur të martohem.
Përpos asaj idesë shpesh të gabuar që është krijuar për Dj, unë personalisht nuk e kam parë profesionin tim si një mekanizëm që tërheq femrat, aq me tepër t’i vë dhe kritere”, deklaroi Vin Veli.