Fax News ka siguruar pamjet e makinës në të cilën u vra pak para mesditës së sotme Armando (Tonin) Gjini, në mes të qytetit të Rrëshenit.
Makina në të cilën ndodhej Gjini, së bashku me dy fëmijët e tij është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë qenë vrasës profesionistë, pasi fëmijët nuk kanë pësuar asnjë dëm.
Disa prej plumbave e kanë kapur 48-vjeçarin në kokë, nga xhami i pasmë i mjetit.
Gjini ka ndaluar makinën, teksa gruaja e tij ka shkuar për të blerë diçka në dyqan dhe në ato momente është ekzekutuar.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia është vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.
Po kush është Armando Gjini?
Armando Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.
Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.
Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.
Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.
Njoftimi i policisë për vrasjen e sotme:
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.
(M.Q-E.K/Faxweb.al)