Policia e Tiranës ka arrestuar një 70-vjeçar pasi është akuzuar se ka dhunuar gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Çekrezë të Tiranës dhe policia ka vënë në pranga 70-vjeçarin me inicialet P. Z.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe një të shpallur në kërkim, pasi është i dënuar me’2 muaj burg për njoftim të rremë të policisë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë 70-vjeçarin P. Z., me banim në Çekrez-Tiranë, për veprën penale ‘Dhuna në familje’ pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. H.,24 vjeç banues në Tiranë i dënuar me dy muaj burg për veprën penale ‘Njoftim i rremë në organet e rendit’
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.