10:59 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dokumenti/ PD i kërkon Prokurorisë informacion për Pjetrin: Çdo vonesë është rreshtim në anën e krimit

18:26 | 14/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qytetarët do ju përbuzin kur të jenë përball zgjedhjeve të lira, PD për Veliajn: Fondet publike janë shkatërruar

Partia Demokratike i dergoi prokurorisë të dhënat konkrete që ajo publikoi një ditë më parë për dënimin e Valdrin Pjetrit për trafik droge në Itali. Në një letër të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, vihet në dukje se 13 ditë pas kërkesës së PD për verifikimin e Pjetrit sipas ligjit të dekriminalizimit, nga prokuroria nuk ka patur një reagim institucional të shpejtë.

“Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit.” – thuhet në komunikimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD me Prokurorinë e Përgjithshme, duke i vënë në dispozicion informacionin që posedon për Valdrin Pjetrin.

“Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.”– shkruan Bardhi.

Për shkak të vonesës gati dyjavore të prokurorisë, PD i kërkon organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimit që ka nisur dhe rezultatet e deritanishme të këtij verifikimi. “Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Etiketa: Gazment Bardhipd kerkese prokurorisevaldrin pjetri
Pas

Makina përplaset me motorrin, mbetet i plagosur një person (Video)

Para

Vdekja e parakohshme e të atit, Kostandin Xhuvani kërkon leje nga Drejtoria e Burgjeve

Para
Arma e kapur pas masakrës rrëzoi pas 5 vitesh alibinë e Kostandin Xhuvanit

Vdekja e parakohshme e të atit, Kostandin Xhuvani kërkon leje nga Drejtoria e Burgjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.