01:26 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nga i papunë në hero: Fati surprizon Adrian, i ndryshon karrierën brenda 10 ditëve

14:09 | 15/08/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga i papunë në hero: Fati surprizon Adrian, i ndryshon karrierën brenda 10 ditëve

Për herë të fundit në fushë kishte zbritur më 26 Janar të këtij viti, në sfidën mes West Hamit dhe Wimbledonit, të vlefshme për FA Cup, ndërsa që prej fundit të sezonit kishte mbetur pa skuadër, pasi ekipi londinez nuk preferoi t’i rinovojë bashkëpunimin që zgjaste prej verës së 2013-ës.

Megjithatë më 5 gusht, për portierin spanjoll Adrian, erdhi shansi i jetës, pasi Liverpooli i ofroi të bëhet zëvendësuesi i parë i portierit brazilian Alisson, ndërsa 32-vjeçari nuk u mendua dy herë për t’u bashkuar me kampionët e Europës.

Adrian nuk e kishte menduar kurrë që debutimi i tij me “The Reds” do të vinte aq shpejt, pasi vetëm 4 ditë më vonë, më 9 Gusht, në ndeshjen hapëse të premier Leagues, braziliani Alisson u dëmtua dhe la fushën e lojës në minutën e 38’ të takimit.

Spanjolli zbriti menjëherë në vendin e tij, në kuadratin e portës, por bëhej fjalë për një ndeshje fati i të cilës ishte zgjidhur më herët, pasi rezultati ishte 3-0 dhe i gjithë takimi përfundoi në shifrat 4-1 për të besuarit e Klopp.

Megjithatë testi i vërtetë për Adrian ishte mbrëmjen e djeshme në Stamboll, ku iu desh të mbrojë katërkëndëshin e Liverpoolit, në sfidën finale të Superkupës së Europës, përballë londinezëve të Chelseat, shkruan supersport.

Këtë detyrë 32-vjeçari e realizoi me sukses, pasi nxori dy herë topin nga rrjeta, por bëri një sërë pritjesh vendimtare, ku më e rëndësishmja ishte ajo e penalltisë së Abraham, që i dha Liverpoolit trofeun dhe justifikoi tërësisht besimin e “The Reds” ndaj tij.

“Jam i lumtur që luaj për Liverpool. Jam i lumtur për skuadrën dhe tifozët. Ishte një ndeshje e gjatë, por në fund përfundoi në mënyrë madhështore për ne dhe sonte mund të festojmë”, tha spanjolli në përfundim të ndeshjes.

Ky ishte trofeu i parë për portierin 32-vjeçar, karriera e të cilit mori një trajektore të menjëhershme 10 ditë më parë, ndërsa gëzimin dhe entuziazmin e spanjollit, e përshkruan më së miri trajneri Jurgen Klopp.

“Është akoma duke bërtitur dhe festuar në dhomat e zhveshjes. Nuk besoj se ka fituar shumë në karrierë, por është në vendin e duhur për ta bërë këtë në vijim”, tha Klopp.

 

Pas

“Që tani po na djeg malli në kraharor”, kolegët dedikime prekëse për Gjergj Xhuvanin: Do takoheshim këtë verë

Para

FOTO/ Stresi nuk u ndahet telasheve, pak pasi doli nga burgu, rrethohet nga policia

Para
FOTO/ Stresi nuk u ndahet telasheve, pak pasi doli nga burgu, rrethohet nga policia

FOTO/ Stresi nuk u ndahet telasheve, pak pasi doli nga burgu, rrethohet nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.