22:53 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD nuk i ndahet Ramës, pyet kryeministrin: Kush e pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen?

14:50 | 15/08/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD nuk i ndahet Ramës, pyet kryeministrin: Kush e pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen?

Parta Demokratike nuk e ka lënë në heshtje as sot çështjen “Pjetri” dhe ka nxjerrë në një deklaratë për mediat sekretarin për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata.

Nga selia blu, Gjata akuzoi kryeministrin Rama se po pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të trafikantit të drogës Valdrin Pjetri.

“Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.  Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

1.Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.

2.Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.

3.Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

– Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

– Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

– Pse nuk vepron prokuroria?

– Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme  është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Gjata thotë se përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar sipas tij pse Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

“Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se:

  1. a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.

Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia,” deklaroi Gjata.

Etiketa: clirim gjata
Pas

Me duart tek barku; Fatma dhe Alfio konfirmuan me foton perfekte se do të bëhen prindër!

Para

”Kujtoja se ishte puçërr, në të vërtetë kisha kancer”, historia e 24 vjeçares që duhet ta dinë të gjithë

Para
”Kujtoja se ishte puçërr, në të vërtetë kisha kancer”, historia e 24 vjeçares që duhet ta dinë të gjithë

''Kujtoja se ishte puçërr, në të vërtetë kisha kancer", historia e 24 vjeçares që duhet ta dinë të gjithë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.