Kryebashkiaku i zgjedhur më 30 Qershor për të drejtuar bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri ka njoftuar vendimin e tij për të mos e pranuar marrjen e kësaj detyre ku me anë të një njoftimi zyrtar tregon edhe arsyet që e dërguan drejt një vendimi të tillë.
Në deklaratën e tij, Pjetri bën të ditura edhe arsyet e kësaj dorëheqje si dhe tragon mbi rastin për të cili është akuzuar duke thënë se ka të bëjë me “një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor”.
Kryebashkiaku i dorëhequr tashmë ende pa bërë betimin, ndan me qytetarët edhe shqetësimin dhe dhimbjen që ka shkaktuar këto ditë ndaj tij dhe familjes së tij, gjithë debati dhe akuzat e ngritura së fundmi, për të cilat thotë se nuk ka qenë kurrë pjesë e asaj kategorie për të cilën akuzohet.
“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”, shprehet Pjetri ndërsa shton se është mirënjohës ndaj qytetarëve dhe gjithë atyre që e kanë mbështetur si në fushatën elektorale, si përgjatë këtyre ditëve ku debati politik është sjell veçanërisht rreth emrit të tij.
Reagimi i Pjetrit:
Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….
Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.
Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.
Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.
Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.
I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.
Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!
Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.
Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.
Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !
Pas publikimit të dokumenteve të autoriteteve italiane në lidhje me Valdrin Pjetrin, ditën e djeshme Prokuroria ka lëshuar urdhrin për marrjen e shenjave të gishtave.
Nëpërmjet një shkrese, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, ku kërkohet marrja e shenjave të gishtave për kryebashkiakun e ri të Shkodrës.
Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër, i cili pritej të zhvillohej me datën 20 gusht ishte shtyrë.
Kjo pasi pritet përgjigja e prokurorisë për Valdrin Pjetrin, i cili në bazë të dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike rezulton se ka qenë i dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik droge.
Shtyrja e konstituimit është bërë deri në një datë të pacaktuar, ndërkohë që zyrtarisht kryebashkiakes në largim Voltana Ademi dorëzon mandatin me datë 20 gusht.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama, gjatë reagimit të tij në Tëitter, u shpreh se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.
Pas denoncimeve me fakte bindëse të bërë nga Partia Demokratike, se Vladrin Pjetri, fituesi i zgjedhjeve të 30 Qershorit për drejtimin e Bashhksë së Shkodrës, ishte i implikuar në aktivitete kriminale, në të shkuarën e tij, kanë ardhur edhe reagime nga ana e qytetarëve.
Mbrëmjen e kaluar, në Shkodër qytetetarët kanë dalë në një tubim paqësor kundër Pjetrit. Ky reagim vjen pas debatit të madh politik të hapur në vend lidhur me të shkuarën e kryebashkiakut të zgjedhur port ë pamandatuar lidhur me të shkuarën e tij kriminale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)