Real Madridi raportohet të ketë ndryshuar mendje për sa i përket James Rodriguez teksa në Spanjë pretendojnë se ai është hequr nga merkato e Los Blancos.
Rodriguez është përfolur për një kalim te Napoli dhe teksa ai vetë donte të largohej, Napoli nuk ka qenë në gjendje të paguante blerëne tij.
Cadena Cope thotë se Perez ka vendosur ta heqë nga merkato James. Vendimi thuhet të jetë final dhe fantazisti nuk do të lejohet të largohet përsëri në formë huazimi.
Në fillim është dukur sikur Zidane nuk e shihte si pjesë e planeve të tij, por mesa duket situata ka ndryshuar në mënyrë drastike.