17:38 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ronaldo qetëson Juventus-in, por Sarri ka tre dyshime

08:47 | 16/08/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ronaldo qetëson Juventus-in, por Sarri ka tre dyshime

Komunikata e publikuar të mërkurën, në të cilën Juventus bënte të ditur se Cristiano Ronaldo do të ishte i pranishëm në Villar Perosa, por se nuk do të zbriste dot në fushë për shkak të një shqetësimi fizik, ka trembur tifozët bardhezinj në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, por tani ka ardhur lajmi se portugezi do të jetë gati për Parma-n.

CR7 nuk do të luajë në miqësoren që Juventus do të zhvillojë të shtunën kundër Triestina-s, por do të jetë rregullisht në fushë në “Tardini” për debutimin zyrtar të Maurizio Sarri-t në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Duke qëndruar tek ish-trajneri i napoli-t, ka shumë mundësi që ai ta shfrytëzojë miqësoren e së shtunë për të provuar formacionin titullar që duhet të zbresë në fushë në “Tardini”.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Sarri ka tre dyshime për momentin dhe, për rrjedhojë, mund të ketë tre balotazhe: në mbrojtje do të sfidohen për një fanellë nga minuta e parë Bonuçi dhe blerja e re De Ligt, i cili ka rikuperuar nga problemi në këmbë që e detyroi të mungonte në sfidën e zhvilluar në Villar Perosa.

Në mesfushë, dyshimet kanë lidhje me Emre Can dhe Sami Khedira, me këtë të fundit që duket në avantazh pasi ka luajtur nga minuta e parë të gjitha miqësoret e fundit të bardhezinjve. Në fund vjen sulmi, ku do të luftojnë për një vend në formacion Higuain dhe Dybala.

Është e vështirë të thuhet se kush është në avantazh mes dy argjentinasve në këtë moment. Përgjigjja mund të vijë nga merkato, duke parë se të dy janë nxjerrë në shitje nga klubi.

Lojtarët e sigurt (ose pothuajse) për një vend në formacionin titullar kundër Parma-s janë: Szczesny, Danilo, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Rabiot, Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo./Telesport

Pas

Dokumentar pro Michael Jackson

Para

Punimet në rrjet, gjysma e Tiranës do të mbetet pa drita

Para
Tirana pa drita 2 ditë, ja në cilat zona do të shkëputet energjia elektrike

Punimet në rrjet, gjysma e Tiranës do të mbetet pa drita

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

EMRI| Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima

1 i vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.