Vladrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e postit të kryebashkiakut të Shkodrës, kjo pasi opozita i publikoi dokumente që provonin dënimin e tij me 18 muaj burg nga drejtësia italiane, vendim që i përket vitit 2003.
Ndaj tij menjëherë ka nisur edhe një hetim nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi kandidati i përzgjedhur nga Edi Rama si kryebashkiak i Shkodrës, nuk kishte deklaruar në formular dënimin e dhënë nga Gjykata e Firenzes.
Ndërkaq të shumta kanë qenë edhe reagimet në media në lidhje me figurën e pasurinë e Pjetrit. Lidhur me hotelin ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha sot, i cili publikon mesazhin e një qytetari.
Në një mesazh të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha me shënimin “hoteli nuk ishte i Valdrinit, por i narkoqeverisë”, një qytetar jep detaje për frekuentuesit e tij, njerëz të pozitave të larta në qeveri e PS dhe zonja që preferonin më shumë sallat e masazhit sesa zyrat e tyre.
“Përshëndetje doktor.
Nuk e di a je i informuar mirë për hotelin “Privilege” të Valdrin Pjetrit.
Ai hotel vërtet nuk është i madh në dhoma të shumta e kopshte përrreth, por në brendi ai është hotel spa më luksozi i Tiranës.
Disa qeveritarë dhe deputetë të PS, veçanërisht zonja më shumë, rrinë në saunat dhe hamamet e sallat e masazhit të atij hoteli se në zyrat e tyre.
Përveç kësaj, ata hotelin e përdornin edhe për darka orgji në rrethe të ngushta.
Për këtë mjafton të merrni kamerat e sigurisë për të konstatuar se ai hotel ishte më shumë i qeverisë se sa i Valdrinit.”- shkruan qytetari tek Berisha.
Discussion about this post