03:16 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thellohet tragjedia në Tiranë, nxirret i pajetë nga rrënojat punëtori i dytë

16:46 | 16/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thellohet tragjedia në Tiranë, nxirret i pajetë nga rrënojat punëtori i dytë

Foto ilustruese

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes të ardhura nga gazetari i Fax News, Sokol Dema mësohet se sapo është nxjerrë nga rrënojat viktima e dyte nga ngjarja që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme.

Kjo është viktima e dytë pas rënies nga skelat ku po rikonstruktonin një pallat në rrugën “Faik Konica” e 5 punëtorëve.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç”, njofton Policia.

Dy viktimat nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë plagëve të marra pas shembjes së skelave në pallatin ku ata po punonin.

Fax News mëson se personat e plagosur janë me Genti Bardhi 29 vjeç, i cili është dërguar tek Politrauma, po ashtu edhe Euglidios Lika, 34 vjeç është dërguar tek Politrauma. Të dy këta persona kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë. Punëtorët, kanë qenë duke punuar për fasadën e një pallati në kryeqytet.

Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferi në një lidhje telefonike për Fax Neës ka deklaruar pak më herët se ka vetëm pak minuta që e ka marrë vesh dhe se është nisur drejt vendit të ngjarjes së rëndë.

Ai tha se nuk ka aktualisht informacione nëse punëtorët kanë qenë të siguruar apo nëse vendi ku ata punonin i plotëson kushtet teknike.

Ndërkohë, Konferderata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku është shprehur se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës.

Sipas kësaj sindikate, punonjësit janë rrëzuar nga skela dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku dy prej atyre qe kane mbijetuar ndodhen në gjendje të rëndë ku shkak i aksidentit sipas saj, kanë qenë mungesa e kushteve teknike në punë, ndërsa shton se Inspektoriati i Punës është ende me pushime.

“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune per pak shakton tragjedine e radhes.Kater punonjes ndertimi qe po punonin per rikonstruksionin e nje fasade ne nje pallat ne rrugen Faik Konica jane rrezuar nga skela. Ata jane derguar me urgjence ne spital dhe gjendja e tyre paraqitet e rende. Shkak i aksidentit eshte mungesa e sigurise teknike ne pune. Ky aksident ne pune ka ndodhur vetem pak metra larg Inspektoriatit Punes qe ende eshte me pushime.

Konfederata e Sindikatave kerkon zbardhjen e ngjarjes dhe ndeshkimin e fajtoreve dhe sherim te shpejte te lenduareve”, shprehet Konfederate.

Ndërsa në një lidhje telefonike për Fax News, kryetari i saj, Kol Nikollaj u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë dhe e patolerueshme nga ana e Inspektoriatit të Punës që sipas tij, pavarësisht ngjarjeve të tilla të herëpashershme, nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë fizike në punë.

Nikollaj hodhi akuza edhe ndaj qeverisë shqiptare dhe konkretisht ndaj zv.kryeministrit, Erion Braçe duke argumentuar se është ai autoriteti i drejtëpërdrejtë lidhur me sigurinë në punë.

(F.GJ & M.Q/ FAXWEB.AL)

Etiketa: 3 te plagosur rendeEuglidios LikaGenti Bardhitragjedia ne tiraneu rrezuan nga skelatvdesin 2 personavdesin 2 ponetoret
Pas

Homoseksualizmi ka ekzistuar gjithmonë, prifti e argumenton përmes  fotografive

Para

“2000 dollarë për këdo që prish memorialin turk në Tiranë”, gazetari bën propozimin e befasishëm

Para
“2000 dollarë për këdo që prish memorialin turk në Tiranë”, gazetari bën propozimin e befasishëm

“2000 dollarë për këdo që prish memorialin turk në Tiranë”, gazetari bën propozimin e befasishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.