Të paktën 63 njerëz humbën jetën dhe mbi 180 të tjerë u plagosën në një shpërthim vetëvrasës në një sallë martese në Kabul dje, tha qeveria afgane të Dielën.
Numri i viktimave u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Afgane Nusrat Rahimi, raportoi TOLOneës.
“Midis viktimave dhe të palgosurve ka edhe gra e fëmijë,” tha Rahimi.
Më parë, numri i të vdekurve në shpërthim u bë i ditur se ishte 40 dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në sulm.
Salla e dasmave është e vendosur në rrethimin e policisë dhe shpërthimi ndodhi në 10:40 pasdite (me kohën lokale).
Burime dhe dëshmitarë okularë thanë që salla ishte e mbushur me mysafirë kur ndodhi shpërthimi. Të plagosurit u dërguan në spitalet më të afërta.
Sipas një gazetari me qendër afgane, Bilal Sarëary, ishte një martesë e Hazara-s e cila u vu në shënjestër të një sulmuesi vetëvrasës.
Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Ndërsa për ngjarjen e ndodhur në një sallë dasme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë 63 persona dhe duke plagosur më shumë se 180, dëshmitarë për BBC thonë se erdhi si pasojë e shpërthimit të një bombe vetëvrasëse, në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga muslimanët shiitë.
Talibanët mohuan që ata ishin mbrapa sulmit. Asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar kryerjen e bombardimeve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)