Ka mbaruar mbledhja e konstituimit të ri të Këshillit Bashkiak në Shkodër, ku kryetare këshilli është zgjedhur Brisela Kadia.
Teksa kanë dalë nga ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, deputeti Tom Doshi është treguar i guximshëm dhe është futur përmes protestuesve, por kjo i ka irrituar këto të fundit.
Ai është ndjekur me brohorima nga turma e protestuesve përgjatë rrugës, ndërkohë që efektivët të shumtë të policisë ishin në lëvizje për të mbrojtur deputetin.
Por teksa po ndiqnin deputetin, njëri nga efektivët është shtyrë nga protestuesit e indinjuar dhe ka përfunduar në tokë.
Shumë prej protestuesve kanë tentuar të lagin dhe aleatin e PD, Tom Doshin i cili ka ecur i qetë i shoqëruar nga mbështetësit e tij dhe forca policie.
I pyetur nga FaxNews nëse kishte ndonjë koment për këtë situatë Tom Doshi tha:
“Kjo proteste nuk është normale sepse këta nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe skanë pse protestojnë“.
Ndërsa në lidhje me zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Shkodrës ai u shpreh: “Unë kam ardhur si aleat i PS dhe për të tjerat, vendimet i merr Edi Rama“.
(M.Q/Faxweb.al)